Politike

27 Mars 2021, 17:28 Nga DOSJA

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ku prezantoi edhe ekipin e 25 prillit, Rama tha se sot votat num mund të konsiderohen më një tifozllëk.

Sipas kryeministrit, PD-ja di të bëjë vetëm rrëmujë, duke përmendur edhe njëherë mitingun e çeljes së fushatës që organizuan demokratët. Ndërsa për veten, Rama tha se është një njeri që bën punën, që taksën zero dhe TVSH-në zero e ka bërë ai dhe askush tjetër. Gjatë flaës së tij, Rama bëri dhe një batutë, teksa tha se nuk ka dalë të gjejë nuse, pasi në fakt e ka gjetur, gjysmë krutane e gjysmë tironse. 

Pjesë nga fjala e Ramës: Kur hapet fushata elektorale, hapet kartolina e vizionit dhe ajo e atyre është për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik ohohoho. Këtë kanë bërë ata me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD?  Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon andej me telekomandë nga Lalëzi. Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, nuk e sheh nga ngjyra por sheh kush i ka këmbët më të forta. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, një buton është aty, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si t’ia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa e sheshtë dhe ta hash. PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja. Po çfarë bishti ka se.

LAJM KRYESOR: Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton skuadrën e 25 prillit: Rindërtimi mbyllet në tetor, Italia i ka ende në rulota. Luli, një gomar që s’ti sjell drutë. PD, një dardhë që ka gjarpërin mbrapa

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll