Politike

Vizita e Ramës në Krujë për Ujësjellësin, Bejtja: Aktivitete qeveritare, me maska me logon e PS-së. Pyes KQZ-në, a ësht

27 Mars 2021, 18:16 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Krujë për Ujësjellësin, Bejtja:

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar një detaj që ka vënë re gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Krujë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Bejtja pyet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nëse është shkelje e Kodit Zgjedhor, të prezantosh punë publike me logon e partisë.

“Aktivite qeveritare, me maska me logon e PS. Sot ne Thumane, por si dhe plot here te tjera, u shfaq ne promovim te puneve publike, bashke me punonjes te administrates, duke propaganduar pune publike me fonde shteterore dhe te gjithe dhe adminstrata, Kryeministri po e po dihet, me maska me logo te PS…..Si i behet, per kuriozitet pyes kta te KQZ, a eshte shkelje e Kodit Zgjedhor…dhe tjetra po media e shkel kodin zgjedhor, duke dhene kete aktvitet qe eshte shkelje e kodit zgjedhor…”- shkruan Bejtja.

Vetë kryeministri Rama ishte në Krujë, ku prezantoi ujësjellësin e ri dhe piu vetë ujë i par inga rubineti. Kreu i qeverisë mbante vendosur maskën me logon e Partisë Socialiste. Në vigjilje të nisjes së fushatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Kryeministrit, Bashkive, Ministrive dhe subjekteve politike për vetëpërmbajtje dhe respektim të Kodit Zgjedhor. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bejtja edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 andi bejtja edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...