Politike

Bojken Abazi zbulon 13 pikat e programit të VV-së për Shqiparinë:  Shëndeti publik, dalja nga kriza, arsimi   

27 Mars 2021, 18:12 Nga DOSJA
Bojken Abazi zbulon 13 pikat e programit të VV-së për

TIRANË- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje qendra Shqipëri, Bojken Abazi ka shpalosur programacionin e tij prej 13 pikash dhe gjithë Shqipërinë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se do të angazhohet për plotësimin e të gjitha pikave që ka ndërtuar.

Pikat:

Për shëndetin publik si energia e parë e Republikës.

Për dalje nga kriza duke forcuar prodhimin dhe teknologjinë.

Për arësimin publik, cilësor dhe falas, si formues të qytetarëve dhe profesionistëve.

Për barazi gjinore në sferën publike, në punë, institucione dhe media.

Për mjedisin si cilësi e jetës, burim energjish dhe themel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Kundër partneritetit Publik-Privat, si dogme e privatizimit të pasurisë publike.

Kundër marrëveshjeve që bien ndesh me interesin kombëtar.   

Kundër kapjes së instiucioneve, drejtësisë dhe administratës prej pushtetit dhe krimit.

 Kundër abuzimit me të drejtat e punëtorëve.

Kundër monopolizimit dhe kartelizimit të tregjeve.

Apartament i përballueshëm për familje të reja.

Transport urban modern.

Ruajtja e vlerave historike dhe vlerave publike.

Postimi i plotë:

13 pikat programore për Shqipërinë dhe për Qarkun e Tiranës. Të dashur qytetarë, dëshiroj t’ju paraqes 13 pikat tona programore për një politikë #KrejtTjetër. Falënderoj miq e mbështetës nga profesione e fusha të ndryshme të ekspertizës, si edhe profesorët e veprimtarët e Lëvizjes, bashkë me të cilët i ndërtuam këto pika. Unë do të angazhohem në realizimin e këtyre synimeve, në Kuvendin e Republikës, por edhe si qytetar e aktivist, krah për krah me të gjithë ata që duan zhvillimin, drejtësinë dhe forcimin e shoqërisë e të kombit.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit për qarkun e Tiranës dhe Gjirokastrës. Në Tiranë kandidati për deputet është Bojken Abazi, ndërsa në Gjirokastër është Kreshnik Merxhani.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bojken abazi zgjedhjet 25 prill 2021 bojken abazi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...