Politike

“E kanë varfëruar Shqipërinë në çdo skaj”/ Gazment Bardhi: Ndryshimi do të vijë përmes angazhimit të të r

27 Mars 2021, 18:22 Nga DOSJA
“E kanë varfëruar Shqipërinë në çdo

ÇËRRIK- Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, ka takuar të rinjtë në Cërrik, ku ndau me ta disa ide dhe angazhime të opozitës. Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se në këto zgjedhje nuk është çshtja vetëm për një betejë politike, por është momenti për të ndryshuar dhe përmirësuar vendin.

Ai i ftoi të gjithë të rinjtë që të qëndrojnë, dhe të marrin fatin e vendit në dorë me 25 prill. Bardhi tha se ndryshimi i vendit do të vijë vetëm nëpërmes të të rinjëve dhe se ata duhet që t’i bëjnë presion dhe trysni çdo politikani që të realizojë çdo prioritet që ata kanë.

Besoj fuqimisht se ndryshimi do të vijë përmes angazhimit të të rinjve. E di që pjesa dërrmuese prej jush e kanë humb besimin që në Shqipëri mund të jetohet, apo se keni dilema, të rrini këtu apo të ikni. Ne nuk jemi një vend i humbur në një cep të botës, por kemi shumë pasuri dhe potencial për t’i krijuar çdo të riu një mundësi, një perspektivë. Shiheni 25 prillin jo si beteje politike mes partive, por si moment të rëndësishëm ku ju vendosni për fatin tuaj personal, për fatin e familjeve tuaja dhe gjithë Shqipërisë. Prandaj apeli im është, mos mendoni ikjen. Nëse ikim ne, do lëmë këtu ata që bëjnë zullume dhe e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë. Ne kemi shumë gjëra në dorë nëse jemi të bashkuar. Do të jem krah jush për të realizuar angazhimet, dhe ju të qendroni si çekiç mbi kokë për mua dhe për gjithë ekipin e PD e për çdo politikan që merr besim nga ju për të bërë realitet ndryshimin. Mos rrini të tërhequr, me mendimin se nuk keni gjë në dorë. Ne e kemi në dorë, ju e keni në dorë, për të ndëshkuar një model që ka marrë shumë votë e mbeshtetje edhe këtu në Cerrik në gjithë këto vite e nuk ka bërë asnjë punë, dhe për t’i dhënë kështu një mesazh çdo politikani që nëse nuk punon e nuk mban fjalën, ndëshkohet me votë. Nuk është punë të dalësh gjithë ditën në televizion e të shash opozitën. Duhet të bësh një bilanc, çfarë i premtove njerëzve, dhe pse nuk i ke bërë. Mjafton kjo të shohësh realitetin kudo në çdo rrugë e dyqan. Ne s’do të zgjidhim çdo problem, por do jemi në krah të njerëzve. I kanë varfëruar në skaj me idenë për t’u blerë dinjitetin”, u shpreh Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...