Politike

Ndodh sërish! Rama ndërpret fjalën, nga xhamia vjen thirrja e Ezanit

27 Mars 2021, 17:20 Nga DOSJA
Ndodh sërish! Rama ndërpret fjalën, nga xhamia vjen thirrja e

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën për respekt të thirrjes së Ezanit. i ndodhur në Krujë, teksa prezantonte kandidatët për 25 prillin, Rama ndaloi fjalën për pak çaste.

Në sfond u dëgjua për disa sekonda thirrja e Ezanit dhe kryeministri, siç ka bërë edhe herët e tjera, ndërpreu fjalën.

“Ta respektojmë këtë,”- tha Rama dhe priti derisa të mbaronte.

Kryeministrit Rama i ka ndodhur shumë herë që të ndërpresë fjalën e tij për respekt të faljes në xhami dhe këmbanave të kishës. Për herë të fundit, ndodhi më 8 mars, kur prezantonte kryesuesit e listave të PS-së, në momentin që këmbanat e kishës i ndërprenë fjalën.

LAJM KRYESOR: Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton skuadrën e 25 prillit: Rindërtimi mbyllet në tetor, Italia i ka ende në rulota. Luli, një gomar që s’ti sjell drutë. PD, një dardhë që ka gjarpërin mbrapa

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll