Politike

Rama: Rindërtimi në Krujë dhe Bubq mbyllet në tetor, s’kemi fjetur asnjë ditë gjumë. Shikoni Italinë, janë ende me ru

27 Mars 2021, 17:20 Nga DOSJA
Rama: Rindërtimi në Krujë dhe Bubq mbyllet në tetor,

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka fajësuar Opozitën për gjendjen në të cilën ndodhej Ujësjellësi i Krujës. Teksa prezantoi kandidatët e 25 prillit, Rama tha se në fakt, ata ashtu e kanë gjeutr Ujësjellësin dhe se për këtë arsye, u deshën dy vite për ta sistemuar.

Kryeministri premtoi se në muajin tetor të këtij viti, do të ketë mbaruar procesi i rindërtimit në Bubq dhe Krujë. Ai e krahasoi situatën me Italinë, teksa tha se vendi fqinj, të dëmtuarit nga tërmeti, i ka akoma në rolutoa, ndërsa në Shqipëri ndodhen në banesa. Kjo, sipas Ramës, ka ndodhur sepse ai nuk ka fjetur asnjë ditë gjumë.

“Është e turpshme të flasësh për ujin, por është një turp që duhet ta mbajnë ato që e kanë, se ne ashtu e gjetëm. Kudo ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve ku do sjellin ujë 24 orë në çdo familje. Kur shumë nga punët mbarojnë, ose janë në proces, pse tani u kujtuar për fushatë, pse doni votat, pse ujësjellësi u ndërtua tani për fushatë. Ujësjellësi ka 2 vjet që po punohet. Sot finalizohet se ne nuk kemi fjetur gjumë asnjë ditë. Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas siç ua kemi dhënë ne. Kemi bërë program unikal,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton skuadrën e 25 prillit: Rindërtimi mbyllet në tetor, Italia i ka ende në rulota. Luli, një gomar që s’ti sjell drutë. PD, një dardhë që ka gjarpërin mbrapa

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll