Aktualitet

Ekzekutoi me thikë 20-vjeçarin shqiptar në mes të Londrës, policia indetifikon vrasësin e Renato Gecit

27 Mars 2021, 12:49 Nga DOSJA
Ekzekutoi me thikë 20-vjeçarin shqiptar në mes të

LONDËR– Një 31-vjeçar i indetifikuar si Shaddai Smith, është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka vrarë me thikë në Londër 21-vjecarin shqiptar Renato Geci.

Mediat britanike bëjnë me dije se Shaddai Smith, 31 vjeç nga Ramford akuzohet për vrasje dhe plagosje me dashje, si dhe vjedhje në një pronë në Granville Avenue, Hounsloë më 22 mars.  Autori i vrasjes do tw paraqitet para gjykatës gjatë ditës së sotme. Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjecare, e cila dyshohet të ketë ndihmuar autorin që të vriste të riun shqiptar.

Renato Geci u la i vdekur pas një goditje të dyfishtë me thikë në perëndim të Londrës. Sipas mediave britanike, Geci u sulmua gjatë një përleshje në një zonë të Granville Avenue, Hounsloë rreth orës 3.20 të mëngjesit të hënën.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet renato geci renato geci

Sondazh

Poll