Politike

VIDEO/ Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton skuadrën e 25 prillit: Rindërtimi mbyllet në tetor, Italia i ka end

27 Mars 2021, 16:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton

KRUJË– Kryeministri Edi Rama e zhvendosi fushatën elektorale në Krujë pasdien e sotme, ku zhvilloi një bisedë me gratë që punojnë në pazarin e këtij vendi, si dhe prezantoi kandidatët e 25 prillit. Fillimisht Rama u njoh me një vajzë me emrin Anja e cila i dërgoi edhe një ëmbëlsirë tradicionale.

Gjatë takimit, kryeministri Edi Rama u mundua të bënte disa batuta me gratë e pazarit të Krujës, por në mënyrë të drejtpërdrejtë i vuri në dukje peshën ministres Milva Ekonomi. Teksa fliste për takimet elektorale, Rama kapi nga duart Ekonomin, dhe tha se po ta shohësh kështu, mendon se ajo nuk lëviz nga vendi. E sikletosur, ministrja tha më tej se në fakt, ajo nuk e kishte zhgënjyer kryeministrin, sepse kishte bërë tetë kilometra e gjysmë rrugë.

Më pas, teksa prezantoi kandidatët, Rama tha se sa herë e ka vizituar atë vend, i ka bërë përshtypje fakti që ka parë vetëm burra. Kreu i Qeverisë, teksa prezantoi dhe skuadrën e 25 prillit, tha se sa herë që e dëgjonte këtë fjalë i vinte të pyeste burrat se nga kishin dalë, por në fakt i pyeste se kush i pret në shtëpi. Tashmë, sipas kryeministrit, Kruja ka ndryshuar dhe e ka kuptuar se ka edhe gra që marrin vendime e udhëheqin.

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar Opozitën për gjendjen në të cilën ndodhej Ujësjellësi i Krujës. Teksa prezantoi kandidatët e 25 prillit, Rama tha se në fakt, ata ashtu e kanë gjetur Ujësjellësin dhe se për këtë arsye, u deshën dy vite për ta sistemuar. Kryeministri premtoi se në muajin tetor të këtij viti, do të ketë mbaruar procesi i rindërtimit në Bubq dhe Krujë. Ai e krahasoi situatën me Italinë, teksa tha se vendi fqinj, të dëmtuarit nga tërmeti, i ka akoma në rulota, ndërsa në Shqipëri ndodhen në banesa. Kjo, sipas Ramës, ka ndodhur sepse ai nuk ka fjetur asnjë ditë gjumë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. Sipas kryeministrit, PD-ja di të bëjë vetëm rrëmujë, duke përmendur edhe njëherë mitingun e çeljes së fushatës që organizuan demokratët. Ndërsa për veten, Rama tha se është një njeri që bën punën, që taksën zero dhe TVSH-në zero e ka bërë ai dhe askush tjetër. Gjatë flaës së tij, Rama bëri dhe një batutë, teksa tha se nuk ka dalë të gjejë nuse, pasi në fakt e ka gjetur, gjysmë krutane e gjysmë tironse. 

Por sulmet nga Opozitës, nuk u ndalën me kaq…Rama tha se PD-ja ka një përbëhet nga njerëz që sipas tij, janë ‘shalqi me provë’ sepse u janë parë punët njëherë. Kreu i qeverisë tha për kryedemokratik Lulzim Basha se është një kukull e një gomar që nuk të sjellë drutë kur duhen dhe se komandohet nga Gjiri i Lalëzit. Sipas Ramës, Opozita të vetmin filozof ka Nard Ndokën dhee vetmja gjë që dinë të bëjnë është të flenë gjumë. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll