Politike

“Rikthim i subvencionit te drejtpërdrejt për fermerin”, Grida Duma në fermën e banorit në Rrogozhinë.

27 Mars 2021, 14:40 Nga DOSJA
“Rikthim i subvencionit te drejtpërdrejt për fermerin”,

TIRANË– Kandidatja për deputete, Grida Duma ishte sot në fermën e një banori të Rrogozhinës, i cili shprehu shqetësimin se për shkak të mungesë së subvencioneve puna e tij nuk ka prodhimin e nevojshëm.

Një tjetër problem të cilën shfaqi fermeri është mungesa e investimit në insfrastrukturë e cila ndikon drejtpërdrejt tek fermerët e zonës.

Kam dy tufa e më duhet të vi vërdalle vetëm për një nënkalim. Është mbyllur nënkalimi që në vitin 2016 e na ka bllokuar cdo aktivitet. Më duhet të ndajë tufën e dhenve në dy tufa vetëm për një neglizhim të autoriteteve. Një herë të vetme kam marrë subvencion në kohë të Berishës sot edhe pse kam 300 krerë krijojnë ec e jake që të jetë e pamundur,”– tha ai.

Grida Duma theksoi se fermerit do t’i rikthehet subvencioni i drejtpërdrejtw.

“Ne do të rikthejmë subvencionin e drejtpërdrejt për krerë, për dynymë dhe për mjete bujqësore. Nuk do të ketë më me aplikim. Kemi marrë vendim. Vetëm kartë identiteti, pa NIPT, drejtpërdrejt vetëm për njësi, për dynym sa ke, pa aplikim,”- tha Duma.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma zgjedhjet 25 prill 2021 grida duma zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll