Politike

Rama, telefonatë me Von Der Leyen: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE! Presidentja e KE-së: Bashkë do ta

27 Mars 2021, 15:29 Nga DOSJA
Rama, telefonatë me Von Der Leyen: 651 mijë vaksina Pfizer do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leten. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se shumë shpejt në rajonin e Ballkanit do të vijnë edhe 651 mijë vaksina anti-covid të Pfizer nga Bashkimi Europian. 

“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian,”- shkruan Rama, por gjithsesi, nuk dihet se sa doza do të marrë Shqipëria nga kjo ngarkesë. 

Të njëjtin lajm ka shpërndarë edhe vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Në një status në Twitter, Von Der Leyen shkruan se bisedoi me Ramën për shpërndarjen e vaksinave Pfizer në Shqipëri.  Ajo shton më tej se së bashku do ta kalojmë këtë pandemi dhe do të vaksinojmë qytetarët. 

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me kryeministrin Edi Rama, për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë,”- shkruan Von Der Leyen. 

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar afro 57 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama telefonon von der leyen shqiperia nis vaksinimin ursula von der leyen edi rama rama telefonon von der leyen shqiperia nis vaksinimin ursula von der leyen

Sondazh

Poll