Politike

Telefonata me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen: Diskutuam për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, së bashku do të 

27 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Telefonata me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen: Diskutuam për

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka dhënë detaje në lidhje me telefonatën që pati me kryeministrin Edi Rama. Në një status në Twitter, Von Der Leyen shkruan se bisedoi me Ramën për shpërndarjen e vaksinave Pfizer në Shqipëri. 

Ajo shton më tej se së bashku do ta kalojmë këtë pandemi dhe do të vaksinojmë qytetarët. 

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me kryeministrin Edi Rama, për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë,”- shkruan Von Der Leyen. 

Më herët, kryeministri Edi Rama postoi një foto teksa dha lajmin e mirë. Sipas kryeministrit Rama, nga telefonata që ka pasur me Von Der Leyen, ka marrë lajmin e mirë se në rajon do të vijnë shumë shpejt 651 mijë vaksina Pfizer. Ende nuk dihet sa prej tyre, pritet të marrë Shqipëria. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama telefonon von der leyen ursula von der leyen edi rama rama telefonon von der leyen ursula von der leyen

Sondazh

Poll