Politike

“Programi “100 fshatrat”, një mashtrim i Edi Ramës”/ Dhurata Çupi nga Bushkashi: Qeveria e ka braktisur fshat

27 Mars 2021, 16:21 Nga DOSJA
“Programi “100 fshatrat”, një mashtrim i Edi

DIBËR– Kandidatja për deputete e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi, denoncoi mashtrimin e qeverisë me projektin “100 fshtatrat”. SIPAS Çupit, në qarkun e Dibrës janë 5 prej këtyre fshatrave, tek të cilat nuk ka asnjë investim.

Dhurata Çupi, e cila ishte në Bushkash tha se premtimet e qeverisë janë në 3D, por në të vërtetë fshatrat janë lënë në mjerim.

“Këtu jemi në fshatin Bushkash, i cili është një nga fshatrat për të cikat qeveria e Edi Ramës e ka patur në programin e “100 fshatrave”. Siç shikohet, në këtë nuk është bërë asnjë investim, as për projektin e “100 fshatrave” dhe asnjë investim tjetër. Në 8 vjet, dora e qeverisë është inekzistente. Përveç Bushkashit, është fshati Guri i Bardhë, janë edhe Zerqani, Radomira, Radishti. Janë 5 fshtatra, pjesë e programit “100 fshatra” oër zhvillimin e turizmit. Nuk ka asnjë investim. Ka zero vëmendje për të zhvilluar këta fshatra dhe fshatin në tërësi,”- tha Dhurata Çupi nga Bushkashi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dhurata cupi zgjedhjet 25 prill 2021 dhurata cupi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll