Politike

Spaho me fermerët në Korçë: Qeveria e PD do t’i japë para në dorë fermerëve mbi bazën e prodhimit

27 Mars 2021, 13:38 Nga DOSJA
Spaho me fermerët në Korçë: Qeveria e PD do t’i

KORÇË– Kordinatori politik i Korçës Edmond Spaho u takua sme fermerët e Zvezdës, me të cilët diskutoi krizën e thellë që ka përfshirë këto 8 vite sektorin e bujqësisë. Fermerët i shprehën Spahos ankesa të shumta për bllokimin e shitjes së prodhimeve për shkak të favorizimeve të produkteve të importit, dyfishimin e taksave mungesën e subvencioneve, çmimin e lartë të karburantit, imputeve dhe cilësia e dobët e pesticideve bujqësore. Ata u shprehën se mungon totalisht infrastruktura e rrugëve dhe e furnizimit me ujë


Nuk kemi as rrugë, as ujë. Vetëm një copë rrugë është ndërtuar tani në fund”– tha një fermer, ndërsa një tjetër shprehu shqetësim për çmimin e lartë të energjisë. “ Asgjë nuk kanë bërë. Tre million lekë këtu marrin vetëm nga dritat që paguajmë.”

Duke shpjeguar programin e PD drejtuesi politik për Korçën, Edmond Spaho theksoi se Partia Demokratike ka bujqësinë prioritet kryesor.

Ekspertët gjermanë që kanë ndihmuar për programin na kanë e bërë të qartë se, Shqipëria nuk do ta ngrejë ekonominë e vet, nëse nuk zhvillon bujqësinë, sepse në fshat jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia jep 20 përqind të Prodhimit të brendshëm. Kështu që ne do të shpërndajmë subvencione 100 milion euro në vit. Do të dyfishohet ndihma ekonomike nga 80 mijë lekë do të shkojë 160 mijë lekë. Ne do ta ulim çmimin e energjisë elektrike dhe do vendosim fashën 300 kilovat orë. Kur të vijë qeveria e re, do të heqim taksën e qarkullimit 240 lekëshin, në mënyrë që çmimi I karburantit të zbresë”, u shpreh Spaho.

Ai premtoi që në qeverisjen e Bashës do të zgjidhet problemi i furnizimit të fshatit me ujë, si dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edmond spaho zgjedhjet 25 prill 2021 edmond spaho zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll