Politike

“Na sillni një gotë”/ Rama pi ujë në ujësjellësin e ri të Krujës: Presini gjë e mirë…Ia kalon shishen Milva Ekon

27 Mars 2021, 15:08 Nga DOSJA
“Na sillni një gotë”/ Rama pi ujë në

KRUJË– Kryeministri Edi Rama inspektori sot Ujësjellësin e ri në Krujë. Teksa afrohej pranë Ujësjellësit, Rama kërkoi një shishe apo gotë për ta mbushur dhe për ta pirë. Pasi u ul mbushi shishen, e ktheu duke bërë dhe një ‘reklamë’.

“Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”– tha Rama dhe shishen ia kaloi Milva Ekonomit.

Me të njëjtën shishe, piu dhe Ekonomi dhe tha: Apo s’qenka dhe i ftohtë….

Më pas shishen nga Ekonomi, e mori edhe Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës. Duke qeshur, ai e ktheu shishen e ujit dhe piu gjithashtu. Të tre nisën të ecnin duke qeshur, pasi pinë nga e njëjta shishe…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artur bushi edi rama milva ekonomik rama ne kruje artur bushi edi rama milva ekonomik rama ne kruje

Sondazh

Poll