Politike

“Koha për drejtësi po afron”, Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës

27 Mars 2021, 10:54 Nga DOSJA
“Koha për drejtësi po afron”, Meta kujton shembjen e

TIRANË– Presidenti  Ilir Meta ka dhënë një mesazh për Ditën  Botërore të Teatrit, teksa ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se krimi që ndodhi mëngjesin e 17 majit të 2020 në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet, madje do të vendoset drejtësia.

Ai thotë se pas 25 prillit Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

Statusi i presidentit Meta:

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatri kombetar zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta shembja e teatri kombetar zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll