Politike

Nxjerrja e trupit të Arjan Salës pas tre ditësh kërkim, Bushati: Mirënjohje sakrificës sublime të këtij heroi të vërte

27 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
Nxjerrja e trupit të Arjan Salës pas tre ditësh kërkim,

TIRANË –  Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit Arjan Sala.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Arjan Sala na dha një mësim të gjithëve për aktin sublim të tij, i cili shpëtoi jetën e dhjetra punonjësve dhe humbi jetën e tij.

Ai e cilëson Salën si hero të vërtetë të Shqipërisë.

Postimi i Ditmir Bushatit:

U prehsh në paqe Arjan Sala! Mirënjohje sakrificës sublime të këtij heroi të vërtetë, i cili shpëtoi jetën e dhjetra punonjësve, pa mundur të shpëtojë të tijën. Na dhe një mësim të gjithëve me këtë akt sublim Arjan, se njerëz si ty, të pambrojtur, të harruar dhe larg zhurmës së hapësirës mediatike, janë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë. Njerëz me virtyte të jashtëzakonshme dhe vlera të larta humane.Ngushëllime familjes! Faleminderit Arjan!

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan sala ditmir bushati arjan sala ditmir bushati

Sondazh

Poll