Politike

‘Dita e dytë e ndjeshjes’/ Rama ndan pamjet nga vizita në Durrës: Porto Romano, dje vatër kanceroze plehrash! Amfiteatri

27 Mars 2021, 08:05 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga dita e djeshme. Rama ishte prezent në Durrës, aty ku zhvilloi disa takime. Në ‘Facebook’, Rama shkruan se shkollat dhe kopshtet do të rilindin ndërsa të njëjtën gjë pohon dhe për amfiteatrin.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES dhe me këte fotoalbum të Ditës së Dytë të ndeshjes së 25 prillit në Durrës, ku kaluam nga Porto Romano, dje vatër kanceroze plehrash, sot EkoPark, tek kantieri i lagjes së re të Rilindjes në Spitallë për 4000 banorë të prekur nga tërmeti; shkollat dhe kopshtet e reja që po rilindin dita-ditës; rikualifikimi urban i hapësirave këmbësore në qytet; vaksinimi që vijon; peshkatarët; bizneset përfitues të taksës 0; operatorët turistik; amfiteatri që do të rilindë, e më tej takimi publik me format të ngushtë anti-Covid për projektet e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë

Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme në Durrës, aty ku bëri disa vizita në familje, biznese dhe në qendrën ku po kryhet vaksinimi. Më pas, Rama u takua me disa operatorë turistikë, ndërkohë që nga orët e pasdites prezantoi dhe kandidatët e PS-së për Durrësin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 20:03

TIRANË– Kandidati për deputet Dashamir Shehi u ka dhënë numrin e telefonit të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Në një dalje LIVE në Facebook, Sh...