Politike

Padia e PS-së për kandidatët demokrat, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e KQZ, afron me dy ditë datën e shqyrtimit

26 Mars 2021, 22:33 Nga DOSJA
Padia e PS-së për kandidatët demokrat, Kolegji Zgjedhor pranon

TIRANË- Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së Komisionit Zgjedhor, ka ofruar me dy ditë datën e shqyrtimin të Partisë Socialiste për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

Paradite u njoftua se seanca do të mbahej me datë 31 ora 11:00, por pas këtij njoftimi KQZ përmes një shkrese i kërkoi Kolegjit të shqyrtonte sa më parë kërkesë padinë e socialisteve, e cila do mund t’i hapte rrugë miratimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit. 

Kolegji Zgjedor tashmë do tani do të shqyrtojë padinë e depozituar nga ana e PS-së, më 29 mars. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Pranë KQZ-së është depozituar kërkesa ankimore nr. 07, datë 25.03.2021, të depozituar në KQZ nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës –Konservatorët (ABEKO) në datën 25.03.2021, me objekt “Kundërshtimin e vendimit për caktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit, që do tu shpërndahen si paradhënie partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”. Bazuar në nenet 125 e 129 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, si dhe në bazë të vendimin e Komisionit Rregullator nr. 03 datë 06.11.2020 “Për mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të seancave të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve’’, në datën 29.03.2021, ora 12:30 do të zhvillohet seanca e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për verifikimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes të kërkesës ankimore të sipërcituar. 

KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për t’i pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz zgjedhjet 25 prill 2021 kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 20:03

TIRANË– Kandidati për deputet Dashamir Shehi u ka dhënë numrin e telefonit të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Në një dalje LIVE në Facebook, Sh...