Politike

Fotografia me dy fëmijët në Durrës/ Rama: Vëllai vjen me Spidermanin, të mbrojë motrën nga Gogoli

27 Mars 2021, 08:45 Nga DOSJA
Fotografia me dy fëmijët në Durrës/ Rama: Vëllai vjen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në Instagram, disa prej fotografive nga një prej takimeve gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit.

Rama shkoi në një shtëpi të re, ku ndodheshin dy fëmijë të vegjël motër e vëlla. Ky i fundit ka marrë një lodër “spiderman” dhe Rama duket se e ka përdorur për të ironizuar kundërshtarët politikë.

“Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli”, shkruan Rama.

Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme në Durrës, aty ku bëri disa vizita në familje, biznese dhe në qendrën ku po kryhet vaksinimi. Më pas, Rama u takua me disa operatorë turistikë, ndërkohë që nga orët e pasdites prezantoi dhe kandidatët e PS-së për Durrësin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 20:03

TIRANË– Kandidati për deputet Dashamir Shehi u ka dhënë numrin e telefonit të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Në një dalje LIVE në Facebook, Sh...