Politike

“Rama, Veliaj dhe banditët e tyre po u grabisin pronat banorëve të Zallherrit”, Flamur Noka: Vota më 25 prill ndalon vje

27 Mars 2021, 09:05 Nga DOSJA
“Rama, Veliaj dhe banditët e tyre po u grabisin pronat banorëve

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është takuar me pronarët e disa tokave në Zallher, që denoncuan Bashkinë Tiranë për tentativën e grabitjes së tyre përmes firmave të ndërtimit.

Jemi 6 pronarë të këtij trualli dhe një ditë erdhën dhe na thanë që do ta marrim, pa na komunikuar asgjë zyrtarisht dhe pa na dhënë asnjë dokument shpronësimi. Erdhi firma e ndërtimit dhe na tha se do të ndërtonte, sepse e kishte çuar bashkia dhe sigurisht që nuk e lejova” – deklaron pranari i truallit, duke tregua dokumentat e pronës së tij.

Ai i tregoi Nokës, letrat që i ka shkruar Erion Veliajt, prej të cilit nuk ka marrë asnjë përgjigje. As nga e-Albania, ku e ka orientuar kryeministri, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Unë nuk e di se kush po ma merr tokën. Nesër do të vijë firma, sepse më kanë thënë që do të vijnë me policinë.  Këta janë pushtues!” – shprehet qytetari.

Noka u shpreh se “Erion Veliaj mendon se duke qenë disi larg Tiranës, kjo vjedhje nuk mund të bëhet publike, por ne jemi këtu për të denonuar publikisht këtë grabitje që u bëhet qytetarëve nga Rilindja. Kjo do të marrë fund më 25 prill, sepse ti je qytetar i këtij vendi dhe shteti e ka për detyrë të të mbrojë” , u shpreh Noka.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur noka ne zallher zgjedhjet 25 prill 2021 flamur noka ne zallher zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll