Aktualitet

FOTO/ Ky është Angjelin Sterkaj, vrasësi shqiptar që ekzekutoi me 9 plumba Armando Beqirin në Islandë, i shpallur në kër

27 Mars 2021, 07:10 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Angjelin Sterkaj, vrasësi shqiptar që

ISLANDË– Ky është Angjelin Mark Sterkaj, shqiptari i dyshuar si vrasësi i Armando Beqirit në Islandë. Sterkaj është emër i njohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2012, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë marrë peng një 62 vjeçar duke e mbajtur të fshehur për 20 orë në këmbim të dhënies së 5 mijë eurove. Jo vetëm kaq, por ata e detyruan të moshuarin të shesë me anë të një kontrate noteriale makinën e tij në këmbim të lirisë.

Dhe pse Sterkaj njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjykata dha në atë kohë dënimin minimal.

Angjelini ka jetuar për disa kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit dhe është ende e regjistruar si një shtëpi në regjistrin kombëtar, por u zhvendos prej andej për shumë kohë para se të vritej Armando.

Ai u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos, por vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet angjelin mark sterkaj armando beqiri angjelin mark sterkaj armando beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...