Sport

Zbulohet axhenda e Anglisë/ COVID-19 frikëson “Tre Luanët”! Vetëm 24 orë në Shqipëri dhe konferenca do të zhvillohet

26 Mars 2021, 20:41 Nga DOSJA
Zbulohet axhenda e Anglisë/ COVID-19 frikëson “Tre

TIRANË-Pas fitores me Andorrën, në ndeshjen e dytë Shqipëria do të luajë përballë Anglisë. Takimi me “Tre Luanët” do të zhvillohet ditën e dielë ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”.Federata angleze ka publikuar programin e përfaqësueses angleze. Skuadra do të zbresë në aeroportin e Rinasit ditën e nesërme rreth orës 19:30.

Lojtarët dhe stafi do të akomodohen në hotelin e kryeqytetit dhe më pas do t’i drejtohen stadiumit “Air Albania”, për seancën stërvitore në vendin tonë.Sipas axhendës, edhe konferenca zyrtare e trajnerit përpara ndeshjes do të zhvillohet “online” në mënyrë që të shmanget çdo kontakt i mundshëm si masë sigurie për Covid-19. Gjithashtu menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Anglia do të largohet nga Shqipëria, për t’u rikthyer në shtëpi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia shqiperia anglia shqiperia

Sondazh

Poll