Aktualitet

Vrasja e çiftit Pasho në Itali, hetimet marrin rrjedhë tjetër, në dorezën e valixhes gjendet AND-ja e një të panjohuri

26 Mars 2021, 20:23 Nga DOSJA
Vrasja e çiftit Pasho në Itali, hetimet marrin rrjedhë

ITALI– Vrasja e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Itali, disa javë me parë ka marrë rrjedhë tjetër.

Mediat italiane, bëjnë me dije se është gjetur në dorezën e njërës prej çantave, ku ishin futur të copëtuar trupat e bashkëshortëve, është gjetur AND-ja jo e plotë që i përketë një personi ta pajohur.

Po ashtu mësohet se në apartamentin, ku ka ndodhur krimi i rëndë që trondit jo vetëm Italinë por edhe vendin tonë, në dorezën e njërës prej çantave, ku ishin futur të copëtuar trupat e bashkëshortëve, ku në mesin e tyre ka qenë edhe një femër.

Për momentin të dyshuar në gjyq për ngjarjen e rëndë janë djali i bashkëshortëve të vrarë, Taulant Pasho, ish-partnerja e tij Elona Kalesha dhe vëllai i saj, Denisi. Mediat bëjnë me dije se Gjurmët e gjetura ende mund të çojnë tek një nga tre të dyshuarit, si dhe tek njerëzit e jashtëm.

Sipas mbrojtësit të Elona Kalesha, avokati Fabio Febbo, mungesa e një ADN-je femërore në dorezat e valixhes së gjetur afër autostradës do të konfirmonte se “valixhet me të cilat Elona u pa të dilte nga shtëpia nga disa dëshmitarë nuk ishin ato që mbanin kufomat”.

SI NDODHI NGJARJA?

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e cifti pasho vrasja e cifti pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2021, 19:56

TIRANË- Ditën e sotme, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nxënësit ndodhen në mësim.Ndërkohë...