Aktualitet

Aksion në Vlorë, policia kap një person me armë zjarri, vijon kontrolle në fshatra

26 Mars 2021, 19:29 Nga DOSJA
Aksion në Vlorë, policia kap një person me armë zjarri,

VLORË– Një person, ende i paidentifikuar është vënë në pranga pasi është kapur me armë pa leje. Dosja.al ka mësuar se personi në fjalë është prangosur në kuadër të një aksioni policer të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Blutë e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë në shumë fshatra të Vlorës ku ushtruan kontrolle në banesa dhe biznese. Në fokusin e tyre ishin gjetja e armëve dhe e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve, policia pikasi një person me armë zjarri të cilin e vuri në pranga.

Ndërsa arma është sekuestruar. Kontrollet vijojnë edhe më fshatrat Selenicë, Armen, Babicë dhe Peshkëpi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia aksion ne vlore vlore policia aksion ne vlore vlore

Sondazh

Poll