Aktualitet

Nesër nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe, hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko”, mbetet e

26 Mars 2021, 19:31 Nga DOSJA
Nesër nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe,

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se ditën e nesërme do të të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe, të cilat do të zgjasin rreth një javë.

ARRSH, në një njoftim, bën me dije se hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar.  Ndërkohë, “Rruga “Dritan Hoxha” mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.

Njoftimi i plotë:

NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE. Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet projekti unaza e re projekti unaza e re

Sondazh

Poll