Aktualitet

26 Mars 2021, 19:56 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nxënësit ndodhen në mësim.

Ndërkohë, mamaja e një nxënësi që po priste këtë të fundit që të dalë nga ëmsimi ka thënë se ka parë momentin kur ka shpërthyer kabulli, e më pas ka hyrë brenda dhe ka njoftuar nxënësit dhe mësuesit.

Në një prononcim për TopChannel, ajo ka thënë se ka dalë jashtë duke iu dridhur trupi.

“Shiko si më dridhet trupi se isha e para dëshmitare kur po prisja fëmijët edhe shpërtheu kabulli… i lajmërova të gjithë dilni jashtë…”- ka thënë ajo.

Në lidhje më zjarrin ka folur dhe një nxënës i kësaj shkolle ka thënë se janë trembur dhe menjëherë kanë dalë jashtë.

“U trembëm. Mësuesit na nxorën jashtë derisa erdhën prindërit e ikëm.”- ka thënë ai.

Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

A.k.dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shkolla lidhja e prizrenit zjarr ne shkolle shkolla lidhja e prizrenit zjarr ne shkolle

Sondazh

Poll