Aktualitet

Djali i zakonshëm që u kthye në hero! Rrjeti përlotet për Arjan Salën, dedikimet prekëse: U përgjigj duke vrarë frikën

26 Mars 2021, 18:03 Nga DOSJA
Djali i zakonshëm që u kthye në hero! Rrjeti përlotet

TIRANË– Rrjeti është përlotur ende pa u gjetur trupi i Arjan Salës. Shefi i Sigurisë prej më shumë se 40 orësh ndodhet në magazinën e qendrës tregatre “Casa Italia” që u përfshi nga flakët, ndërsa të afërmit, miqtë dhe ata që pavarësisht se nuk u kanë takuar kurrë, mësuan shumë nga gjesti heroik i shefit të sigurisë dhe kanë bërë dedikime prekëse.

Rrjetet sociale janë mbushur nga postime që shkruajnë për heroin Arjan Sala, i cili u fut në magazinën e përfshirë nga flakët, shpëtoi 25 persona dhe vetë mbeti brenda.

Të gjithë sot duhet të shkruajmë për heroin Arjan Sala që shpëtoj 25 njerëz dhe vetë vdiq në një nga magazinat e një qendre tregtare, pasi ra zjarr natën e djeshme. Të gjithë sot duhet të flasim për tragjedinë që i mori jetën një njeriu të pafajshëm, ku jetën e tij e dha duke shpëtuar njerëz të tjerë të pafajshëm. Ne përfundimisht jemi një popull që na i ka “veshur” sytë politika dhe asnjëherë nuk shkruajmë për heronj të vërtetë , për njerëz si Arjani. Sot media totalisht fliste për fushatat elektorale nga mëngjesi deri në darkë , vetëm në veçanti të disa portaleve. Sot media flet për “personazhe “ që që sillen si klloun në studio televizive. Sot media flet për Përputhen dhe bëmat e tyre ,pasi nuk i hyjnë askujt në funksion të jetës! Sot media flet për ShoëBizz-in dhe “personazhet Vip “ pa talente duke arritur aty ku janë nëpërmjetë rrugës më të shkurtër ,ku të gjithe e dimë ( shumica ). Përfundimisht ne jemi një popull që vlerësojmë dhe ngrejmë në piedestal njerëzit e gabuar ,dhe kurrë njerëzit si Arjani ,që shpetoj jetën e 25-vetave. Edhe pse nuk ka më vlerë ,ai duhet të konsiderohet HERO nga të gjithë! Ngushëllime familjarëve ,pasi emri i Arjan Salës nuk do vdes kurrë”- është një nga postimet që po bëhet virale.

Arjan Sala, 33 vjeç, hyri mes flakëve dhe shpëtoi 20 jetë. Vetë nuk ia doli të dilte i gjallë. Hero i vërtetë. Pak rëndësi i është dhënë këtij lajmi sot sepse media jonë e blerë dhe e shitur ka merakun e propagandës. Dhimbje për këtë njeri të mirë!”– shkruhet në një tjetër.

“Arjan Sala ishte një djalë i zakonshëm i këtij vendi, të cilin kur rrethanat e vunë në një situatë të jashtëzakonshme u përgjigj duke vrarë frikën dhe me gatishmërinë për të shpëtuar jetë. Ky është përkufizimi i heroit. Jo me dëshirën për të dalë i pari me çdo kusht po me dëshirën për të sherbyer kur ka nevojë. Njerëz të tillë meritojnë nderimet më të larta që mund të ofrojë shteti shqiptar. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Arjanit në këto momente të trazuara kur kërkimi akoma vazhdon. Gjithashtu duhet theksuar se në raste të tilla, përveç nderimit të atyre që sakrifikohen, është e udhës të evidentohen të gjitha hallkat që dështuan dhe të merren masa për parandalimin e tragjedive të tjera, për të minimizuar numrin e viktimave dhe për t’i ardhur në ndihmë strukturave në vijën e parë të frontit. Edhe një herë ngushëllime!”– shkruhet në një tjetër dedikim të bërë nga Vojo Bregu, koordinatori politik I LSI-së për Vorën.

Kërkimet për Salën vijojnë ende. Edhe pas dy ditësh, magazina e përfshirë ngë flakët është ende e mbushur me tym dhe nuk është bërë e mundur gjetja e të riut. Ndërkohë familjarët presin në ankth.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll