Aktualitet

‘Dorëzohen’ zjarrfikësit, marrin qentë për të kërkuar Arjan Salën, shefi i sigurisë vijon të jetë brenda magazinë

26 Mars 2021, 18:33 Nga DOSJA
‘Dorëzohen’ zjarrfikësit, marrin qentë për

TIRANË– Forcat e zjarrfiëkses kanë marrë qen për t’i ndihmuar në gjetjen e 33-vjeçarit, Arjan Sala, i cili prej dy ditësh ka mbetur i bllokuar në magazinën e qendrës tregatre “Casa Italia”.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Report TV, qentë futen brenda magazinës, për të vijuar me kërkimin e të riut. Në foto, shihet se forcat e zjarrfikëses janë ulur, pas orëve të gjata kërkime.

Jashtë ndërtesës, familjarët presin me antkh prej dy ditësh. Ata janë përplasur edhe me forcat e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët i fajësojnë për vonesën e mbërritjes së vendin e ngjarjes dhe për faktin që sipas tyre, nuk kishin as mjetet e duhura për të ndërhyrë.

Tashmë Arjan Sala është kthyer në hero. Ai shpëtoi 25 persona duke u futur mes zjarrit në magazinë, por shanset që të gjendet me shenja jete, janë të pakta.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll