Aktualitet

Ulet numri i infektimeve dhe viktimave/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 8 vdekje dhe 449 raste të reja me Covid-1

26 Mars 2021, 17:20 Nga DOSJA
Ulet numri i infektimeve dhe viktimave/ Ministria e Shëndetësisë

TIRANË- 8 të vdekur dhe 449  raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 8 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,567. 

Gjatë 24 orëve të 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra,  1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç, nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ndërsa, nga 3012  testime që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 449 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë,  Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje,  Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Mars 2021)

Raste të reja ditore       449
Të shëruar në 24 orë     589
Të shtruar në spitale      343
Humbje jete në 24 orë   8
Testime ditore               3012

Testime totale            545,244
Raste pozitive             123,216
Raste të shëruara        88,349
Raste Aktive                 32,675
Humbje jete                  2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22357
Fier     2592
Durrës    1386
Vlorë     1272
Shkodër   1217
Gjirokastër  1250
Korçë     774
Lezhë     549
Elbasan  427
Kukës     355
Dibër    322
Berat     174

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll