Aktualitet

Merret VENDIMI/ Më 18 Prill nis fluturimi i pare në aeroportin e Kukësit, krijohet dogana

26 Mars 2021, 16:18 Nga DOSJA
Merret VENDIMI/ Më 18 Prill nis fluturimi i pare në aeroportin e

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmosur vendimin që cakton krijimin e doganës në aeroportin e Kukësit. Në VKM, shkruhet se shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, dhe se sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi, është pjesë përbërëse e aeroportit të Kukësit.

Vendimi i marrë:

V e n d i m për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Fluturimi i parë siç është bërë public edhe me herët pritet që të realizohet më 18 prill. Testi u realizua me 3 mars dhe u komentua shumë për faktin se avioni, në fakt as nuk e preku pistën ku supozohet se do të ulje, duke e bërë ‘provën’ të pavlerë. Gjithsesi, kryeministri Edi Rama është shprehur edhe më herët se në këtë aeroport do t’i sjelël vota falas nga Anglia, Partisë Demokratike.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i kukesit aeroporti i kukesit

Sondazh

Poll