Aktualitet

IKMT-ja rikthen panikun në Astir, shemb me tentativën e dytë pallatin 7-katësh, tymi mbulon të gjithë zonën

26 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA
IKMT-ja rikthen panikun në Astir, shemb me tentativën e dytë

TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në zonën e Astirit për të përfunduar shembjen e pallatit shtatë katësh, pasi dështimit të djeshëm.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë IKMT-ja, shembja e pallatit ka bërë që tymi të mbulojë gjithë zonën dhe të rifusë në panik banorët e zonës.

Në njoftim, IKMT thotë se sot u përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Dje, IKMT-ja dështoi në shembjen e këtij pallati. Qytetarët publikuan video ku shihej se pavarësisht se vetë pallati nuk u shemb, paniku tek qytetarët u përcoll, bashkë me dëmet e mëdha që u shkaktuan në banesat e tyre.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shembet pallati ne astir shembet pallati ne astir

Sondazh

Poll