Politike

Rama: Porti i Durrësit do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, epokë e re për qytetin

26 Mars 2021, 17:34 Nga DOSJA
Rama: Porti i Durrësit do të jetë ndër më të

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme teksa ka zhvilluar një takim me intelektualë në Durrës, ka thënë se Porti i Durrësit i ri do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe.

Ai tha se ky investim është  si një ndër të rëndësishmit për vendin, dhe  sipas tij do të sjellë më shumë punësime.

“Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rënëdsishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin. Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë. Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.”– ka thënë ai.

LAJM KRYESOR: Rama në Durrës: Porti i Durrësit do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Kryeministri nuk i ndahet Bashës: La në mes të ftohtit njerëzit që ftoi vetë. Rindërtimi dhe pandemia nuk lihen në duart e paaftëve

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll