Politike

Në takim me Ramën, Bregasi me batuta: I ke bërë ndonjë gjilpërë atij investitorit arab se s’ka mundësi! Kërkon vaksin

26 Mars 2021, 15:11 Nga DOSJA
Në takim me Ramën, Bregasi me batuta: I ke bërë ndonjë

DURRËS– Një nga bizmesmenët në Durrës, Luan Bregasi, ka bërë apel që të vaksinohen edhe stafet e hotelerive.

Përballë Ramës, gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Durrësit, Bregasi tha se atij i kanë propozuar që ta regjistrojnë si roje spitali në mënyrë që të vaksinohet. Ai shtoi më tej se nuk kërkoi që sipërmarrësit të jenë prioritete nga qeveria, por sipas kategorive.

Po heq njërën maskë, se kam dy, njërën do e mbaj se kam frikë. Qeveria Rama do të mbahet mend për fokusin e veçantë që i dha formimit të arsimit. Beteja kundër informalitetit.Unë kam investuar në Durrës, por në fillimet e mia nuk kam investuar me dëshirë. Hoteli që kam unë, ka moshën e dy mandateve të PS-së. Kolegë të mitë më pas bashkë me mua, nuk dinim se çfarë ta bënim atë godinën buzë detit, nuk mendonim se do ia shikonim hajrin. Mendova njëherë ta bëj spital, një herë azil pleqsh…por e bëra hotel dhe na doli ndryshe.  Ky investimi që mendohet të bëhet nga kompania arabe, unë e kam ndjekur në televizor zotërinë dhe duhet t’i kesh bërë ndonjë gjilpërë atij personit. Sepse gati e tha troç, që po më sjell Rama në Shqipëri. Unë mendoj tu themi të gjithë turistëve të huaj që në hotelet shqiptare do të kenë të gjithë stafin e vaksinuar. Të vijnë turistët e vaksinuar dhe ne të kemi stafin e vaksinuar, nuk ngjit shumë kjo si ofertë turistikë. Më tha një sipermarrës, hajde të të regjistroj roje tek spitali që të bësh vaksinën. Ta dini po vdiq një sipërmarrës, vdes sipërmarrja e tij,”- tha Bregasi ndër të tjera. 

Rama takon operatorët turistikë në Durrës: Do shqyrtojmë mundësinë për të vaksinuar stafet e hoteleve, kufiri me Kosovën do jetë i hapur, nuk ndalen kërkesat për ndërtimet në bregdet (Plani për Rinasin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama luan bregasi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama luan bregasi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...

Politike 26 Mars 2021, 14:38

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me...