Politike

Flamur Hoxha takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC Fierzë: Brenda 2 vitesh do zgjidhet problemi

26 Mars 2021, 15:55 Nga DOSJA
Flamur Hoxha takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC

KUKËS- Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së familjeve të zonave të përmbytura nga H/C i Fierzës.

Kreu i shoqatës Sherif Kastrati kërkoi zgjidhjen e munguar prej 30 vjetësh për qeranë e munguar të tokës, si dhe rentën energjitike.

Nga ana e tij drjetuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha, u premtoi atyre përkushtimin e vet për një zgjidhje përfundimtare duke përmendur ndër të tjera edhe rentën energjitike, ashtu siç është renta minerare, sepse përderisa lumenjtë e Kukësit sjellin kaq shumë të ardhura financiare, komuniteti duhet të dëmshpërblehet në vazhdimësi për dëmin ekonomik që u është shkaktuar duke i zënë pjesën më produktive të territorit.

‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’- tha zoti Hoxha.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur hoxha zgjedhjet 25 prill 2021 flamur hoxha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...

Politike 26 Mars 2021, 14:38

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me...