Politike

Rama në Durrës: Porti do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe! Nuk i ndahet Bashës: Veç rrëmujë bën, la në mes

26 Mars 2021, 17:22 Nga DOSJA
Rama në Durrës: Porti do të jetë ndër më të

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme është takuar me intelektualë në Durrës, ku dhe ka shpalosur Programin e Partisë Socialiste. 

Rama në fjalën e tij, ka thënë se Porti i ri që do të ndërtohet në Durrës do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Sipas tij, ky port është investim që do të sjellë punësime në vendin tonë. 

Kreu i qeverisë, as ditës së sotme nuk i është ndarë Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili zhvilloi një miting ditën e djeshme, ku u bë dhe hapja e fushatës zgjedhore.

Rama në fjalën e tij nga Durrësi tha se një person që vonohet një orë në ditën më të rëndësishme, mos të pretendojë të bëhet Kryeministër i Shqipërisë.

Kryeministri preku edhe temën e pandemisë dhe të rindërtimit, për të cilat tha se nuk lihen në duart e paaftëve, referuar Bashës dhe Opozitës në përgjithësi. Më tej Rama ka folur dhe për taksën e sheshtë që është në programin e Bashës, duke thënë se taksa e sheshtë është për ata që fitojnë shumë dhe jo për ata që marrin pak.

Kryeministri ka thënë që nëse njerëzit duan që të çojnë para në shtëpi, nuk kanë përse ta ndërojnë Kryeministri, duke shtuar se nëse nuk u pëlqen figuara e tij të ndërrojnë kanalin e televizorit. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll