Politike

Vaksinimi i stafeve të hotelerisë, Rama: S’e premtoj dot, tani që e dëgjova këtu se nuk e kisha menduar më parë, më du

26 Mars 2021, 16:22 Nga DOSJA
Vaksinimi i stafeve të hotelerisë, Rama: S’e premtoj dot, tani

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po shqyrton mundësinë për të vaksinuar stafet e hotelerive. I pranishëm në një takim me operatorët turistikë në Durrës, Rama, pasi dëgjoi propozimin e njërit prej tyre, Luan Bregasi, tha se është diçka interesante.

Kryeministri u shpreh se duke parë në Izraeli po lidh marrëveshje me hotelet dhe po merr pasaporta vaksinimi, do të ishte mirë që turistët e vaksinuar, të gjenin një staf të vaksinuar gjithashtu.


“Nuk më kishte shkuar në mendje kjo e vaksinimit të stafeve të hotelerisë dhe do e shohim me vëmendje, do bëjmë një analizë të kapaciteteve, të kritereve të mundshme dhe të jeni të sigurt që do ju njoftojmë shumë shpejt. Me shumë dëshirë e me shumë seriozitet do e vlerësojmë e do shohim nëse mund të bëhet e kombinuar me ofertën pra nëse fjala vjen një hotel ka një marrëdhenie me Izraelin ku tanimë është vaksinuam një përqindje e jashtëzaknshme e populates dhe ata kanë filluar të marrin ato pasaportat e gjelbërta…..pashë pardje që kishin nisur të bënin marrëveshjet me hotelet në Maltë për grupet e tyre, atëherë kjo mund të jenë incentiva që ne të mund të bëjmë dicka në këtë drejtim. S’po e premtoj se është thjesht një ide që tani e dëgjova e këtu po e flasim por ta studiojmë mirë e ta shohim me shumë dashamirësi,”- tha Rama ndër të tjera. 

Rama takon operatorët turistikë në Durrës: Do shqyrtojmë mundësinë për të vaksinuar stafet e hoteleve, kufiri me Kosovën do jetë i hapur, nuk ndalen kërkesat për ndërtimet në bregdet (Plani për Rinasin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...