Politike

Rama zbulon ‘defektin’ në Rinas: Dje kur erdha nga Turqia patëm një problem me avionin, nuk ulej dot…

26 Mars 2021, 16:24 Nga DOSJA
Rama zbulon ‘defektin’ në Rinas: Dje kur erdha nga Turqia

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërhyhet për të bërë investime në aeroportin e Rinasit. Nga Durrësi, ku zhvilloi një takim me operatorët turistikë, Rama tregoi se çfarë ndodhi dje në aeroport kur erdhi avioni me vaksinat kineze nga Turqia.

Kryeministri shtoi se avioni kishte qëndruar në ajër për pak momente dhe se ishte dashur të prisnin, pasi për shkak të madhësisë, nuk kishte vend pista  ku të ulej. 


“Dje kur erdha nga Turqia për të sjellë vaksinat, patëm një problem me avionin se na u desh të prisnim më gjatë sepse u anulua. Faktikisht ardhja e avionit ushtarak që do të sillte vaksinat ishte me vonesë se pista nuk e përballon një kategori të caktuar të avionëve. Jam shumë optimist për ndryshimin e pronësisë së aeroportit dhe kalimin e përgjegjësisë së aeroportit të Rinasit nga një palë duar që ishin qamet i madh në një palë duar shqiptare është se të gjitha pikat në kontratën koncesionare janë në rendin e ditës dhe nuk kemi të bëjmë me një kinez që nuk dimë ku ta gjejmë e ku ta kapim, por me një kompani shqiptare që është shumë më e mundur të funksionojë kërkesa e llogarisë. Investimi në pistë do të fillojë shumë shpejt sepse dhe ne kemi programin e vendosjes së linjës me SHBA të Air Albanias dhe është e pamundur të ndodhë nëse nuk kemi një pistë për avionë që janë për fluturime të tilla. Besoj që do të jetë funksionale,”- tha Rama ndër të tjera. 

Rama takon operatorët turistikë në Durrës: Do shqyrtojmë mundësinë për të vaksinuar stafet e hoteleve, kufiri me Kosovën do jetë i hapur, nuk ndalen kërkesat për ndërtimet në bregdet (Plani për Rinasin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...