Politike

“Poshtë Diktatura”/ Meta përkujton protestën e parë antikomuniste në Shqipëri: Mesazh i gjallë për rininë shqiptare

26 Mars 2021, 16:13 Nga DOSJA
“Poshtë Diktatura”/ Meta përkujton protestën e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka përkujtuar protestën e parë më të  antikomuniste në Shqipëri.

Në një postim që ka bër në rrjetet, Meta thotë se ishte e para protestë me e fuqishme në vendin tonë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”.

Meta, thotë ndër të tjera se protesta është zemra e demokracisë, për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.

“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”. Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!”- shkruan Meta.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...

Politike 26 Mars 2021, 14:38

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me...