Politike

Kurbin/ Drejtoresha e Lindita Nikollës që ndërpreu karrierën e Artur Bardhit

12 Maj 2019, 15:40 Nga DOSJA
Kurbin/ Drejtoresha e Lindita Nikollës që ndërpreu karrierën

TIRANË– Majlinda Cara, e ka rrugën e hapur për ta marrë Bashkinë e Kurbinit, jo vetëm prej mospjesëmarrjes së opozitës, por edhe prej lidhjeve të forta politico-personale, lojës së emërimeve që ka bërë Kryeministri dhe përçarjes brenda PD. Ajo nxori nga loja Artur Bardhin, kryetarin aktual të Bashkisë, duke habitur shumë nga ata që nuk e dinë lidhjen e fortë që ka me Lindita Nikollën. Si mikeshë e ngushtë e ish-Ministres së Arsimit, Cara u bë drejtoreshë arsimore, pavarësisht kundërshtimeve të degës së Partisë Socialiste. Për ironi, Artur Bardhi ishte njeriu që e mbështeti në 2014, kur u bë emërimi, pa e ditur se ishte prolog i një historie të hidhur për të.

Pas largimit të Gjetan Gjetanit dhe largimit të Artur Bardhit, edhe PS e Kurbinit është përçarë, ndoshta më keq se PD. Një situatë që do ta dëmtonte në rast se do të kishte garë ne zgjedhjet e 30 qershorit. Mungesa e PD në zgjedhje ka qenë lajm i mirë për Majlinda Carën dhe lajm i keq për Bushin.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bardhi lindita nikolla majlinda cara zgjedhjet lokale 2019 artur bardhi lindita nikolla majlinda cara zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll