Sport

“Katar 2022”, Reja përzgjedh kuqezinjtë e Shqipërisë për Andorrën… ja formacioni

25 Mars 2021, 10:45 Nga DOSJA
“Katar 2022”, Reja përzgjedh kuqezinjtë e

ANDORRA – Sot, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Nacional”, kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Andorrën, në ndeshjen hapëse të botërorit “Katar 2022”.

Ashtu siç premtoi edhe në konferencën e djeshme për shtypin, trajneri Edi Reja nuk ka bërë “eksperimente” te të përzgjedhurit të tij për takimin e mbrëmjes. Ai do t’i qëndrojë fanatic modulit të lojës 3-5-2, të cilin do ta interpretojnë edhe futbollistët më me përvojë dhe që kanë besimin e nevojshëm të italianit.

Kështu, nga burime të besueshme pranë kombëtares në Androrra, “Dosja.al” ka mësuar se kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë me këtë formacion:

Berisha – në portë; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti – në mbrojtje; Hysaj, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani – në mesfushë dhe Manaj e Cikalleshi – në sulm.

Synimi i Kombëtares sonë në këtë takim ndaj Andorras, e pari i kualifikueseve të botëtorit “Katar 2022” është një dhe i vetëm: Fitorja! Këtë e kanë deklaruar të gjithë kuqezinjtë…

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra edi reja formacioni katar 2022 kombetarja andorra edi reja formacioni katar 2022 kombetarja

Sondazh

Poll