Politike

Sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm”/ Rama: PD-ja është shkaktare e vonesave në vendin tonë. Këtu ja

25 Mars 2021, 18:15 Nga DOSJA
Sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm”/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Partia Demokratike është shkak i të gjitha zhvillimeve me vonesë në vendin tonë. Ai tha se arsyeja se përse ka marrë mandatin e parë, të dytin dhe të tretin është se Shqipëria nuk do të vonohet më prej tyre. 


“Ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi. Gjithmonë ka pasur një traditë. Sot nuk u mor vesh, që ndërrojnë orë, vijnë te ora jonë. Prapë se prapë na vonuan. Arsyeja pse kemi marrë mandat dhe do marrim është se Shqipëria nuk do të vonohet më prej tyre. Dhe e fundit, këtu ka qytetari, këtu ka shije, këtu ka një përmasë njerëzore dhe një dëshirë për të qenë së bashku. Për ata që se din, shohin disa njerëz të mbledhur me kujdes me distanca, me vetëdije dhe në anën tjetër shikojnë diçka që është shumë e vështirë të deshifrohet, ku sot treçereku i botës është në zonë të kuqe. Këtu janë dy botë, dhe ndërkohë që për ne patjetër që fushata është një sfidë dhe përballja është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm.“- tha Rama. 

Lajmi kryesor: LIVE- MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët e nisin me qetësi fushatën, “heshtje” tek Sheshi Skënderbej, situata 1 orë para nisjes së fushatës

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ps nis fushaten edi rama ps nis fushaten

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 18:08

TIRANË- Kryeminisri Edi Rama, ka hehdur thumba ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha, për hapjen e fushatës zgjedhore, ku janë mbledhur qindra njerëz.Rama e ka ...