Politike

Aktori Petrit Malaj: E pyeta Ramën dhe i kërkova vetëm një garanci, ai është njeri i punës

25 Mars 2021, 17:52 Nga DOSJA
Aktori Petrit Malaj: E pyeta Ramën dhe i kërkova vetëm një

TIRANE– Aktori Petrit Malaj, kryesues i PS në qarkun e Kukësit rrëfeu në hapjen e fushatës elektorale në sheshin Skënderbej, se me Ramën ka patur një diskutim hapur dhe i ka bërë vetëm një pyetje. Malaj tha se ka ende punë për të bërë.


“Edi Rama më ftoi për të marrë pjesë në këtë skuadër, më ftoi për të përfaqësuar Tropojën. I kërkova vetëm një garanci, që ndryshimet që kanë ndodhur në Tropojë, Kukës, Has, do të vazhdojnë përsëri. Ai ma garantoi këtë gjë dhe unë mjaftohem me fjalën e tij sepse Edi është person i fjalës edhe i punës. Qarku i Kukësit do e votojnë Ramën sepse është i punës. Edhe unë do ia kërkoj votën për këtë njeri të punës. Këtu është mbledhur puna e të gjithë të rinjve, në pasionin e ambicien e ndryshimit të mëtejshëm të vendit tonë. Rama do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ka shumë për të bërë, do vazhdojmë punën që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Malaj.

Lajmi kryesor: LIVE- MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët e nisin me qetësi fushatën, “heshtje” tek Sheshi Skënderbej, situata 1 orë para nisjes së fushatës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike petrit malaj ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021 petrit malaj ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 17:31

TIRANE– Një dron që është afruar pranë sheshit Skënderbej, atje ku po zhvillohet mitingu zyrtar i hapjes së fushatës së Partisë Socialiste ka alarmuar efektivë ...