Politike

Mitingu i PD/ Rama: Të papërgjegjshëm, Basha ishte duke fjetur ndaj u vonua, dhëndri erdhi vonë… kanë 3 ditë që ndërr

25 Mars 2021, 18:13 Nga DOSJA
Mitingu i PD/ Rama: Të papërgjegjshëm, Basha ishte duke fjetur

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar vonesën e Lulzim Bashës në mitingun e Partisë Demokratike. Rama tha se Basha është “dhëndri” që u vonua një orë pasi po flinte gjumë. Me këtë veprim tha kryeministri, PD theu edhe një traditë të vjetër të zhvillimit të mitingjeve, ku fillimisht e zhvillon njëra parti e më pas tjetra. Rama tha se PD ka tri ditë që ndryshon orarin e mitingut. 


“Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, që i kemi vënë të gjithë së bashku dhe i kemi pranuar të gjithë, e që mbi të gjitha njerëzit e zakonshëm i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë. Ndërkohë që atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, për njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore, familjare, atje sundon papërgjegjshmëria, në atë kartolinën e tyre.

Këtu shëndeti i njerëzve është si cdo ditë mbi gjithçka tjetër, dhe mbi partinë patjetër. Ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. Një dhëndërr që u vonua 1 orë për njerëzit që i kishin thirrur vetë. Normal se po flinte gjumë.  Dasmorët dëgjonin pasthirrma dhe klithma në mungesë të dhëndrrit. Nuk mund të pretendohet që në shekullin e 21-të, në vitin 2021 të merret në dorë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me pasthirrma.

Ajo që shohin dy kartolina iu them nëse doni të dini çfarë e pret këtë vend nëse ata do të vinin sërish në pushtet, shihni sheshin “Nënë Tereza”; bllokim total dhe ngatërrim me këmbët e veta, ndërsa ai që duhet të lehtësojë qarkullimin është kapësi për këmbësh i të gjithë atyre. Vonuan dhe takimin tonë. Kanë 3 ditë që ndërrojnë orën. Ka një traditë që e kanë thyer, dhe na kanë vonuar. Pak minuta vonesë për ne janë shumë.”-tha Rama.

Lajmi kryesor: LIVE- MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët e nisin me qetësi fushatën, “heshtje” tek Sheshi Skënderbej, situata 1 orë para nisjes së fushatës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 18:08

TIRANË- Kryeminisri Edi Rama, ka hehdur thumba ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha, për hapjen e fushatës zgjedhore, ku janë mbledhur qindra njerëz.Rama e ka ...