Politike

Braçe “lutet” për të votuar Ramën: Edi është punëtor i zakonshëm, votojeni!

25 Mars 2021, 17:55 Nga DOSJA
Braçe “lutet” për të votuar Ramën: Edi

Erjon Braçe, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë Edi Ramën.


“Vijojmë një betejë që prej muajsh është beteja e secilit prej nesh. Do doja që fjalën time këtu ta nisja me një lutje: shpirti i tyre të prehet në paqe, ata nuk ja dolën, por ne jemi të gjithë bashkë për t’ia dalë edhe për ta. Kjo është beteja e gjithsecilit prej nesh për të cuar deri në fund betejën për jetën. Një mandat legjislativ apo ekzekutiv, mbi të gjitha mandati i tretë, nuk është një trofe, nuk është histori, është një kontratë pune me secilin prej jush. Shqiptarë kudo që jeni, kjo është diferenca dhe diferenca vjen nga puna, puna me nder, me dinjitet, me zemër, ka ndryshuar Shqipërinë. Kjo punë ka ndryshuar Fierin, Lushnjen, Mallakastrën, Roskovecin, Patosin, Divjakën. Puna bën diferencën. Ne punën kemi, asgjë tjetër. Ndaj duke u mbështetur fort te puna, do vazhdojmë më tej, për të ndryshuar e përmirësuar jetën e gjithsecilit, kudo në gjithë Shqipërinë. Kemi punë të madhe për të bërë. Thonë që është premtim i lodhur uji i pijshëm, por uji është jetë. Qarku i Fierit, me ekonominë më të madhe bujqësore të vendit, është themelor për ne. Bujqit janë ata që mbajtën Shqipërinë një vit të tërë me ushqime të freskëta. I përulem çdo bujku sot. Ne kemi projektin më të madh për ta. Këta tjetërsuan Lalzin, Golemin, Qerretin, të vijnë për të pushuar, por kurrë për të tjetërsuar pronat. PS është shtëpia ime, kam hyrë djalë, e jam burrë. Duhet të votoni për PS. Edi Rama është një mik, është një shok, për mua është një vëlla. Ka zgjedhur të më ketë në kram. Unë e çmoj shumë që më ka dhënë gjithë lirinë t’i qëndroj përballë. Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si gjithë ju. Votoni për të. Thirrjen e fundit e kam për këta burra e zonja, që janë këtu, që përbëjnë skuadrën e Fierit të madh, votoni për PS. E kërkoj këtë votë me shpirt e me zemër”, tha Braçe.

vijon…

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 17:31

TIRANE– Një dron që është afruar pranë sheshit Skënderbej, atje ku po zhvillohet mitingu zyrtar i hapjes së fushatës së Partisë Socialiste ka alarmuar efektivë ...