Politike

Evis Kushi mesazh të rinjve: Rama më ftoi por hezitova, ky është lidershipi që i duhet Shqipërisë

25 Mars 2021, 17:54 Nga DOSJA
Evis Kushi mesazh të rinjve: Rama më ftoi por hezitova, ky

TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njëherazi kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në Elbasan, kërkoi nga të rinjtë që të votohet PS. Kushi tha se me kryeministrin Edi Rama është bërë një punë e madhe.


“Ftesën për t’u bërë pjesë e PS e mora 8 vite më parë, ku drejtoja Fakultetin Ekonomik në Elbasan. Në fillim hezitova gjatë, sepse nuk isha e bindur nëse duhet ta lija fakultetin për politikën, por në fund vendosa dhe i jam mirënjohëse Edi Ramës për këmbënguljen, sepse jo vetëm jam ndjerë e dobishme për komunitetin që përfaqësoj, por jam shumë krenare që së bashku kemi arritur të bëjmë shumë për qytetin tim, ku kam lindur, jam rritur, ku jetoj sot e po rris vajzat e mia. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar që në Elbasan do të bëhej as shumë në këto vite, se sa në dhjetëra vite bashkë. E kam parë funksionimin e institucioneve nga një tjetër këndvështrim, i kam kuptuar më mirë sfidat e mëdha të vendit. Duhet shumë sakrificë, shumë punë, shumë durim, për t’i kthyer fjalët në vepra, idetë në projekte dhe qëllimet në realitet. Sot pas 8 vitesh, me shumë nder e krenari kandidoj për Elbasanin, por drejtoj edhe dikasterin më të rëndësishëm, Ministrinë e Arsimit. Dua t’iu them disa fjalë grave e vajzave që janë bashkuar së fundi: keni një sfidë të vështirë, por ama të bukur. Keni privilegjin e lartë për t’i shërbyer njerëzve, Shqipërisë sonë të dashur. Edi Rama ka energjinë, vullnetin, vizionin për të bërë Shqipërinë e së ardhmes. Ky është lidershipi që i duhet Shqipërisë së të ardhmes, prandaj kam besim që shumica e Shqipërisë do të votojë për njeriun e punës, jo për një grup njerëzish që janë karta të djegura”, tha Kushi.

Lajmi kryesor: LIVE- MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët e nisin me qetësi fushatën, “heshtje” tek Sheshi Skënderbej, situata 1 orë para nisjes së fushatës

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike evis kushi ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021 evis kushi ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 17:31

TIRANE– Një dron që është afruar pranë sheshit Skënderbej, atje ku po zhvillohet mitingu zyrtar i hapjes së fushatës së Partisë Socialiste ka alarmuar efektivë ...