Edona Bilali dhe Lavdrim Krashi: Shqiptarët duhet të votojnë PS, ka edhe shumë për ti dhënë Shqipërisë
25 Mars 2021, 17:44Nga DOSJA
TIRANE– Kryesuesit e listave të Partisë Socialiste kanë bërë thirrje që vota t’i besohet vetëm kryeministrit Edi Rama. Me radhë, gra dhe burra, të gjithë me radhë, në të 12 qarqet, theksuan pse duhet votuar Edi Rama. Fjalën e parë e nisi kryesuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali.
“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet.,. Shkodra është unike, i ka të tëra, lumin, liqenin, detin dhe malin. Ka ardhur koha të besojmë PS, për t’u bërë edhe Shkodra, si Korça, Vlora, që janë transformuar. Ndaj miqtë e mi shkodranë, ju them kurajo sepse e keni vetë në dorë të bëni Shkodrën të ardhmen tonë, ashtu siç e gjithë Shqipëria”, tha Bilali.
“Ne duam që një ditë të jemi në Shqipëri. E dimë të gjithë se sa bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë, por e dimë se sa e vështirë është që Shqipëria jonë të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Por, siç thoshte Nënë Tereza jonë e madhe “Ndiz një qiri, në vend që të mallkosh”. Të gjithë ne duhet të punojmë, që ta bëjmë Shqipërinë vendin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të kontribuar modestisht për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në mënyrë që vendi im të bëhet vendi ynë, e ardhmja e fëmijëve të saj. Në këtë skuadër të fortë këtu, do ta bëjmë gjithë Shqipërinë vendin për të gjithë neve. Me punë këmbëngulëse, duke besuar e mbështetur njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duke ndihmuar Edi Ramën për të përballuar sfidat që kemi përpara. Ata nuk e meritojnë një shans tjetër në asnjë mënyrë. PS meriton mandatin e tretë, sepse me gjithë te metat dhe gabimet e saj, PS ka shumë për të ofruar për Shqipërinë tonë”, tha Krashi.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se jemi vetëm 31 ditë larg nisjes së rrugës për ndryshim. I pranishëm në mitingun e organizuar për nisjen e...
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 peillit, ka thënë se e ka parë Kryedemokratin Lulzim B...
Politike25 Mars 2021, 17:31
TIRANE– Një dron që është afruar pranë sheshit Skënderbej, atje ku po zhvillohet mitingu zyrtar i hapjes së fushatës së Partisë Socialiste ka alarmuar efektivë ...
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka e cila është edhe kandidate për deputete në listat e Partisë Demokratike është përlotur. Në fjalën që po mbante tek...
TIRANE- Socialistët kanë menduar një spektakël grafik në sheshin Skënderbej. PS ka zgjedhur një ndarje të madhe nga grumbullimi në grumbullim. Nga ana tjetër, q...
TIRANË- Tenori Kastriot Tusha, ka kënduar mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku dhe është çelur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhj...
TIRANË– Qytetarët që kanë dalë në shesh në mbështetje të Partisë Demokratike, nuk kanë frikë nga Covid-19. Përpara kamerave ata janë shprehur se e kanë kal...
TIRANË– Partia Socialiste nuk e priti përfundimin e mitingut të opozitës për të startuar zyrtarisht betejën e egër për finalen e madhe të 25 prillit 2021. ...