Politike

PD çel zyrtarisht fushatën, Neritan Liçaj: Tik-tak erdhi koha, mos pranoni të gjunjëzoheni

25 Mars 2021, 17:54 Nga DOSJA
PD çel zyrtarisht fushatën, Neritan Liçaj: Tik-tak erdhi

TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, në ceremoninë e çeljes së fushatës së Partisë Demokratike, në fjalimin e tij, ka thënë se qeverisë aktuale i ka ardhur fundi.

Në fjalën e tij ai ka thënë se është koha që shqiptarët të ngrihen, dhe të mos pranojnë që të gjunjëzohen.


“Për ti thënë atij sheshi përballë që i ka sytë këtu se ne nuk jemi dembelë. Ne nuk jemi zdromsa, jemi bijtë e Shqipërisë që këtë pranverë do të fluturojmë lartë. Çitjanës me çizme të arnuara dhe lalit me gjuhë nepërkë që nuk na mposhtin dot. Ne sot festojmë, festojmë ringjallen e shpirtit të shqiptarit. Festojmë për atë flamur. Ju shembët tempujt e njeriut, teatrot, ju shembët tempujt e lindjes, maternitete, e shqyete Tiranën tonë të bukur, dhe pretendoni që të coni atë që keni nisur. Tani do e nisim ne. Ne që e duam Shqipërinë. Do e n ism ne qytetarët që refuzojmë të themi nuk bëhemi. Jo ne bëhemi. Ne jemi bijtë dhe nipërit e Skënderbeut. Ne jemi ata që do u plasim votën. Tik tak erdhi koha. Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa vlen lëkura. Shikoni na ky shesh se këtu pulson shqiptari. Ju them atyre njerëzve, secili nga ne ka pasur pikëpyetje. Unë ju jap një këshillë, shkoni në paqe sot në Shqipëri, jeni për ti gjetur të gjithë përgjigjet, fëmijët tanë të mos bredhin rrugëve të botës. Që fëmijët tanë të mësohen ta duan atdheun. Shimoni thellë me mendje të pastër, të gjithë atyre njerëzve të administratës, ju them mos kërrusni shpinën kur hani kërcënime. Të gjithë atyre efektivëve të policisë, ju kujtoj betimin që kanë bërë me atë uniformë,. Të gjithë atyre njerëzve që u ofrohet thesi i miellit, të mos e pranojnë. Mos pranoni më të gjunjëzoheni. Tik tak, tik tak, vetëm një thirrje “Rama ik”, tha Liçaj.

Demokratët elektrizojnë sheshin “Nënë Tereza”, flamujt kombëtarë dhe blu ndezin atmosferën, Basha: Më ndihmoni të largojmë një grusht njerëzish që po na zhvasin (Surpriza e familjes + ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike neritan licaj pd nis fushatën neritan licaj pd nis fushatën

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 17:31

TIRANE– Një dron që është afruar pranë sheshit Skënderbej, atje ku po zhvillohet mitingu zyrtar i hapjes së fushatës së Partisë Socialiste ka alarmuar efektivë ...