Bota

Drejtësia italiane dënime të ashpra për grupin kriminal shqiptar, furnizonin Venecian me kanabis dhe kokainë nga Holanda dh

25 Mars 2021, 18:06 Nga DOSJA
Drejtësia italiane dënime të ashpra për grupin kriminal

ITALI– Pas një aksioni të policisë italiane kanë rënë në pranga 24 persona për trafik droge që transportonte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria në yonën e Venecias që prej vitit 2016.

Gjykatësi Gilberto Sigliano Messuti, dënoi 33-vjeçarin shqiptar Bujar Sefa me 12 vjet, 9 muaj dhe 10 ditë burg, duke i konfiskuar 346 mijë euro. Për Prokurorinë italiane, ai është koka e grupit të trafikantëve në bashkëpunim me vëlleyërit e tij.

Sipas Mattinopadova, vëllai i tij, Islam Sefa u dënua me 9 vite e 9 muaj burg dhe Jetmir Sefa me 5 vite e 4 muaj. Ndërkohë me 4 vjet e 5 muaj u dënua i arratisuri Vait Sana, i konsideruar dora e djathtë e Bujar Sefa.

Me 6 vjet e 2 muaj dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh është dënuar Nikoll Murrizi, 35 vjeç, i cili jetonte në Tessera. Një ndëshkim i vogël prej 10 muajsh është dhënë për një nga pjesëtarët e grupit, Luigj Makaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bujar sefa denohet shqiptaret ne itali islam sefa nikoll murrizi vait sana bujar sefa denohet shqiptaret ne itali islam sefa nikoll murrizi vait sana

Sondazh

Poll