Bota

Pas votimit pro liberalizimit të vizave për Kosovën, PE-ja kërkohet që të veprojë Komisioni Europian

25 Mars 2021, 14:27 Nga DOSJA
Pas votimit pro liberalizimit të vizave për Kosovën, PE-ja

KOSOVË– Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon.

‘Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështetën liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së’. ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Ajo më tutje ka treguar se për liberalizimin e vizave kanë votuar 472 pro europarlamentarë, 165 ishin kundër ndërsa 41 kanë abstenuar.

Sipas Telegrafit, gjatë raportimit në Parlamentin e Evropës, Cramon ka inkurajuar Kosovën të vazhdojë reformat e brendshme.

In the plenary votes for #Kosovo report @Europarl_EN overwhelming majority supports #visaliberalisation #visalib for the citizens of Kosovo & calls the @EUCouncil to act

472 in favour/165 against /41 abstention

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 25, 2021

“Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa. Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”.– tha ajo.

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian është dakord që është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora liberalizimi i vizave per kosoven olivier varhelyi viola von cramon liberalizimi i vizave per kosoven olivier varhelyi viola von cramon

Sondazh

Poll