Bota

BE-ja kërkon përmbajtje nga deklaratat e dëmshme pasi Kurti kundërshtoi krijimin e Asociacionit

25 Mars 2021, 16:00 Nga DOSJA
BE-ja kërkon përmbajtje nga deklaratat e dëmshme pasi Kurti

KOSOVË– Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që  dëmtojnë përparimin e suksesshëm të dialogut.

Kjo thirrje vjen si reagim lidhur me deklaratat e Kurtit se dialogu duhet të bazohet në disa parime, në mesin e të cilave është njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe lidhur me deklaratën e tij se është kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e dëmshme për atmosferën e favorshme për përparimin e suksesshëm në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve”,- tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian për median serbe në Kosovë, “Kosovo Online”.

Të hënën, para seancës ku u zgjodh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për ta parë prespektivën e qeverisë së re lidhur me këtë çështje. Aty, kreu i qeverisë tha se s’mund të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës që ta themelojë sa më shpejt.

”Neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton lirinë e asocimit, prandaj besoj që nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Kapitulli i dytë i Kushtetutës normon të drejtat dhe liritë themelore. Në anën tjetër, nuk mund të kemi Asociacion njëetnik- e thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit, etj., por jo njëetnik”,- ka thënë Kurti në këtë tryezë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll